Kualifikim fantastik, urime Dinamo City!
Një rezultat fantastik i Dinamo City ndaj Hajduk Split, një kualifikim i merituar në “Air Albania” pas një ndeshjeje plot me emocione që mbaroi me rezultatin 3-1 për skuadrën tonë në shtesë.
Kalimi në play-off të UEFA Conference League tashmë u arrit dhe urojmë shumë që Dinamo City të kualifikohet në grupet e këtij kompeticioni.
Keqardhje që Egnatia nuk ia doli të kualifikohej ndaj Olimpija Ljubjana, edhe pse në dy ndeshje u përball denjësisht me kampionen e Sllovenisë.