Friday, September 20, 2024

Kampionat i dështuar me “Final-Four”

Lexo

Edicioni futbollistik që lam pas i Kategorisë Superiore ishte një nga sezonet më të dështuara në historinë e futbollit shqiptar.

Kjo jo vetëm për nga cilësia e dobët e ndeshjeve,por edhe nga aplikimi i një skeme skandaloze që Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të aplikojë, e ashtëquajturën “Final-Four”.

Një skemë e kontestuar nga të gjithë ekspertët e futbollit dhe tifozët,pasi zhduku dhe zhvlerësoi gjithë rezultatet dhe emocionet e një ndeshje futbolli.

Fal skemës “Final-Four” sezoni i kaluar i ndeshjeve të Kategorisë Superiore ishte një nga edicionet që theu çdo rekord negative sa i përket pranisë së tifozëve në shkallët e stadiumeve, ku çdo ndeshje nuk ndiqej më shumë se 300-400 veta,me përjashtim vetëm të derbeve të kryeqytetit.

Edhe pse çdo gjë ishte një dështim edhe për të ardhurat e klubeve të Superiores,kreu i FSHF Armando Duka duket se është i vendosur për shkatërrimin e futbollit shqiptar.

Edhe këtë edicion nga ana e tij nuk pati asnjë reflektim duke vijuar me skemën “Final-Four”,e cila pritet që të vulosë fundin e Kategorisë Superiore.

Me vijimin e kësaj skeme dhe për këtë sezon pritet që numëri i tifozëve të jetë akoma dhe më i ulët dhe ndeshjet do të ngjajnë si sfida miqësore pa pikën e emocionit.

Kjo edhe për faktin se në Shqipëri dihet se kush do jetë në katërshe dhe kush do të mund të zbresë për në një Kategori më poshtë.

Një vendim skandaloz i vetëm një njeriu që vulos i qetë fundin e futbollit shqiptar dhe pranohet në heshtje nga pjesa dërrmuese e presidetëve të klubeve të futbollit shqipëtar.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img