FIFA ka zyrtarizuar 16 vendet e Kupës së Botës 2026, e cila do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Lista: Toronto dhe Vankuver (Kanada); Mexico City, Guadalajara dhe Monterrey (Meksikë); Atlanta, Boston, Dallas, Houston, Kansas City, Los Angeles, Miami, Nju Jork, Filadelfia, San Francisko dhe Seattle (Shtetet e Bashkuara).
Faza finale e Kupës së Botës do të zhvillohet nga 25 maji deri më 5 korrik 2026 dhe do të shohë për herë të parë zgjerimin e numrit të pjesëmarrësve në fazën finale nga 32 në 48.