Kanë startuar ne 15:00 dy ndeshjet e para të javës së 22-të të Kategorisë së Parë, Apolonia-Burreli dhe Luzi-Lushnja

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në orën 15:00 kanë startuar dy takimet të vlefshme për javën e 22-të në Kategorinë e Parë. Apolonia pret Burrelin, ndërsa në Kavajë Luzi pret Lushnjen.

Apolonia do të presë Burrelin, pas humbjes me Skënderbeun. Ndërsa miqtë vijnë në këtë përballje pas barazimit pa gola me Besëlidhjen. Nga ana tjetër Luzi do të presë Lushnjën, teksa të dyja ekipet vijnë me moralin lart pas fitoreve në javën e 21-të përkatësisht ndaj Tomorit dhe Besës.

Sot skuadrat do të kërkojnë me patjetër tre pikët pasi janë javët e fundit dhe diferencat në renditje janë të pakta. Fierakët renditen në vendin e 7-të me dy pikë larg zbritjes në zonën e ftohtë ndërsa Burreli në vendin e 9-të. Luzi ndodhet në vendin e 8-të me një pikë më shumë se Lushnja që ndodhet në vendin e 10-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë brenda 3 ditëve në “Air Albania”. Pas Izraelit e mund edhe Luksemburgu 0-1

Shqipëri-Luksemburg  0-1(Shënues: Danel Sinani 8’) Kartonë të verdhë:Asllani 32',Laçi 36',Pajaziti 93'/Duarte 5',Korac 36',Bohnert 87' Shqipëria:Sherri,Hysaj,Pllana(Ajeti 46'),Gjimshiti,Mitaj,Ramadani(Shehu 46'),Asllani(Pajaziti 63'),Laçi(Shpendi 46'),Bajrami(Seferi 46'),Hoxha(Broja 63'),Uzuni(Daku...
- Advertisement -spot_img