Wednesday, September 10, 2025

Kapiteni Berat Gjimshiti, i kënaqur për fitoren tre pikëshe, por ka keqardhje që nuk shënoi në një moment të volitshëm

Lexo

Prononcimi i kapitenit Berat Gjimshiti, pas ndeshjes, Shqipëri-Letoni, 1-0

“Sigurisht që jemi të lumtur për 3 pikët që fituam këtu në shtëpinë tonë që të mbajmë hapur rrugëtimin për të pasur mundësi të kualifikohemi. Pjesa e parë ishte e mirë, në pjesën e dytë sikur e ulëm pak ritmin, lodhja ishte fakti më i rëndësishëm te skuadra jonë që duhet ta përmirësojmë urgjentisht. Përsa i përket rastit të golit e kisha edhe të njëjtin rast me Atalantën, shpresoj që të shënoj herën e tretë, por e rëndësishme është fitorja. Unë në atë moment sduhet të mendoj për ndryshimet e lojtarëve, e mendon trajneri atë, sapo filloi sezoni, nuk jam as unë në nivelin më të lartë. Çdo kush do të luajë dhe të gjithë janë të lumtur kur fiton kombëtarja. Në këtë moment vetëm 2 ndeshje që kemi pasur ne tani, nuk jemi 100% duhet të përgatitesh, që të jesh gati duhet të kesh më shumë minuta”, deklaroi ai për “TV Klan”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img