Pas fitimit të trofeut të Conference League, Lorenzo Pellegrini është shprehur i lumtur dhe i kënaqur. “Ne jemi një ekip i vërtetë dhe sot e dëshmuam këtë – tha kapiteni i Romës në fund të ndeshjes -. Tani duhet të festojmë shumë dhe pastaj të fillojmë përsëri, pas këtyre fitoreve të mira është gjithmonë e vështirë. Por e përsëris, ne jemi një ekip i vërtetë ndaj duhet të festojmë dhe të rifillojmë më të fortë se më parë”.
“Të fitosh si romanist dhe si kapiten është ndryshe? Sigurisht, në moshën 25-vjeçare nuk e kam imagjinuar kurrë që t’i përjetoj këto kënaqësi me këtë fanellë dhe këtë grup – shtoi ai -. Është një moment i bukur, ne duhet ta ngulisim në mendjen tonë. Tifozët? Një falenderim të pamasë, sot u kemi kthyer diçka nga ato që na kanë dhënë ndër vite”.