Saturday, November 23, 2024

Kastriot Rama, emblema e futbollit matjan që ëndërron Burrelin në Superiore

Lexo

Burreli, apo 31 Korriku i njohur deri vonë në opinionin sportiv, është padyshim skuadra më simpatike e këtij sezoni futbollistik sa i përket Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e parë. Si pjesë e grupit A, Burreli, ka qënë realisht surpriza më e këndshme e kësaj kategorie. Me emërimin në krye të skuadrës matjane të një trajneri profesionist si shkodrani Samuel Nikaj, drejtuesit e klubit si dhe ato të Bashkisë Burrel kanë goditur në shenjë. Krahas të tjerëve, për t’u theksuar është prania në stafin teknik të Burrelit edhe i një emri shumë të njohur, ai i portjerit të famshëm matjan Kastriot Rama. Karriera e tij e pasur si futbollist i Burrelit dhe më pas edhe i skuadrave të tjera shqiptare, përfshirë edhe ato të Superiores, mes të cilave është edhe KF Shkodra, i kanë dhënë Kastriotit përvojën e duhur që pas largimit zyrtar nga fusha e lojës si futbollist, të vijojë me të njëjtat merita edhe në detyrën e trajnerit. Në vijim të kësaj kërriere, këtë sezon futbollistik, ai është pjesë e stafit teknik të Burrelit, duke shërbyer në detyrën e trajnerit të portjerëve. Një detyrë, të cilën ai e bën me shumë passion duke punuar përkrah kolegut dhe mikut të tij të kahershëm, Samuel Nikaj.

Dhe, këtë e ka vertetuar përformanca tejet pozitive që kjo skuadër shfaqi në pjesën e parë të kampionatit, ku ndonëse fillimisht pak kush e llogariste si pretendente për vendin e parë dhe kalimin në Superiore, me atë çfar paraqiti në ndeshjet e fazës së parë e ka plotësuar me plot kuptimin e fjalës statusin e pretendentes për realizimin e objektivit të kalimit në Superiore.

Në këto ditë të para të vitit të ri 2021, Bashkia e Burrelit ka bërë të mundur grumbullimin e skuadrës në plazhin e Durrësit, ku edhe po zhvillohen seancat stervitore nga dy në ditë deri në startin e ndeshjeve zyrtare për këtë vit. Veriu Sport kontaktoi me pjesëtarin e stafit teknik, trajnerin e portjerëve, Kastriot Rama, intervista e të cilit, krahas karrieres së tij sportive, gërshëtohet edhe me ecurinë pozitive të Burrelit gjatë pjesës së parë të kampionatit të kategorisë së parë.

Kastriot, konsideroheni si një ndër futbollistët më popullor të Burrelit në vite, apo edhe si emblema e futbollit matjan. Do të ishte me interes të dimë fillimet tuaja me sportin e futbollit dhe disa nga etapat tuaja në vazhdim si portjer?

Fillimet e mija nisin në vitin 80-të me ekipet e klasave sportive, pastaj 84 – 89 me ekipin e të rinjëve dhe 89 – 93 me ekipin e parë të Burrelit. Pastaj, nga viti 1993 deri në 1996-tën jam pjesë e ekipit të Laçit në Superlig. Po në këtë vitë, kthehem sërish në Burrel ku në sezonin sportiv 1997-98 ngjisim ekipin e Burrelit në Superlig. Gjatë sezonit 1998-99 vazhdoj të luaj me Burrelin në Superlig dhe në korrik të 99-tës i bashkohem ekipit KF Shkodra për sezonin 99 – 2000. Lidhjet me qytetin tim të lindjes vazhdojnë të jenë të shumta, dhe kështu në sezonin 2000 – 2002 kthemem përsëri në këtë qytet. Më pas, oferta e drejtuesve të Laçit bëjnë që në sezonin 2002-2003 të luajë me këtë skuadër ku dalim në kategori të parë. Pastaj, sezonin 2003 – 2005 bëhem pjesë e Kastriotitë të Krujës duke u shpallur kampion të kadegorisë së dytë në sezonin 2003-2004 dhe ngjitemi në të paren. Sezonin tjetër në vazhdim, atë 2005-2006 jam përsëri pjesë e Burrelit ku shpallemi kampion të kategorisë së dytë duke ngjitur Burrelin në të paren dhe vazhdoj me këtë skuadër deri në maj të 2008-tës. Një përvojë 6 mujore në pjesën e dytë të vitit 2008 me Bilishtin e Devollit dhe më pas, në janar të 2009-tës i bashkohem Laçit ku shpallemi kapion të kategorisë së parë duke dalë në Superlig. Këtu mbyll karrieren si futbollist në moshën 39 vjeçare duke filluar rolin e trajnerit të portierëve me ekipin e Laçit në Superlig me një karrierë të gjatë, nga viti 2009 deri në janar të 2016-tës. Në  janar të 2016-tës më ofrohet nga Bashkia Mat posti i administratorit të Klubit Sportiv të Burrelit deri në mars të vitit 2017. Në tetor të 2017-tës mar postin e trajnerit të Beses për dy sezone deri në maj të vitit 2019-të ku përseri kthehem në vendelindje me ekipin e Burrelit në vitin 2019 duke vijuar të pjesë e këtij klubi deri më tani përkrah kolegut, trajnerit të parë, Samuel Nikaj.

Një CV, me të vertetë e pasur dhe shumë interesante për nga larmia e kontributit në shumë klube të futbollit shqiptar. Kalojmë tashti tek kampionati i sivjetëm, sa i kënaqur jeni me ecurinë e skuadrës së Burrelit?

Patjetër që jam shumë i kënaqur me ecurinë e skuadrës këtë sezon futbollistik. Paraqitjet tona kanë qënë mjaft të mira. Jo vetëm që kemi qënë të barabartë me rivalët tanë, por nga ana tjetër tjetër duhet të pranojmë se për vetë dominimin që kemi pasur në fushën e lojës, në disa ndeshje i kemi pasur të gjitha mundësitë të delnim me tre pikë nga fusha e lojës. Kujtoj këtu barazimet me Besëlidhjen në transfertë si dhe me Korabin në fushën tonë, pikë që na mungojnë, dhe se me to do të ishim në krye në mbyllje të vitit 2020. Megjithatë, absolutisht që Burreli ka qënë bukuria e fazës së parë për grupin A, ecuri që patjetër do të jetë edhe shumë më e mirë në pjesën e dytë të sezonit.

Në krye të Burrelit të këtij sezoni është trajneri Samuel Nikaj, një emër i njohur në trajnimet e futbollit, në Shqipëri dhe sidomos në Kosovë. Si janë marrëdhëniet me të?

Marrëdhëniet me professor Samuelin janë të shkëlqyera dhe si fryt i saj janë dhe rezultatet e arritura deri më tani.

Pretendentëve të deklaruar në prag të sezonit, Dinamo, Korabi, Besëlidhja, po i bën sfidë Burreli juaj. Si e shikoni rivalitetin me to, dhe sipas jush, cilen prej tyre konsideroni si rivalin më të fortë për vendin e parë në grup?

Për mua të katra jemi pretendete për Superligë, por nga përvoja ime si futbollist dhe trajner, na duhet t’i marim ndeshjet një e nga një, dhe kush do gaboj më pak do dali në Superligë. Megjithatë, kam besim tek grupi i lojtarëve dhe i stafit se do ja dalim,

Nga sa është thënë në media, Bashkia Mat i qëndron shumë afër skuadrës, sa e keni ndjerë mbështetjen e saj?

Po, është më se e vertetë që Bashkia na ka qëndruar shumë pranë, dhe kjo korrektesë e Bashkisë dhe e kryetarit Agron Malaj dhe e administratorit Bajram Ballabani ka bërë që ekipit të Burrelit t’i ndryshojë imazhi dhe të jetë këtu ku është sot.

Jemi në kohë merkato, a do të lëvizje në kampin burrelas për pjesën e dytë të sezonit. Do të ishte me interes për ndonjë emër konkret.

Përsa i përket merkatos, kryetari na ka dhënë ok për 3  përforcime në  janar dhe po mundohemi t’i bëjmë të mundur në ditet në vijim.

Sportadhëshit e pasionuar matjan vazhdojnë të ëndërrojnë për ta parë skuadrën e tyre në Superiore. Bashkoheni edhe ju me ëndërrën e bashkëqytetarëve tuaj?

Patjetër që po, do ishte kënaqësi që ta realizoja këtë ëndërr edhe si trajner, sepse si sportist e kam realizuar në 98-tën.

Gaspër MARKU

 Foto nga karriera sportive e Kastriot Ramës si futbollist dhe trajner

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img