Monday, November 25, 2024

Kastrioti, kërkon patjetër pikë në Shkodër. Shkodrani i krutanëve, Edon Hasani, i kënaqur edhe me barazimin. Vllaznia-Kastrioti, sot ora 17:00, në “Loro Boriçi”

Lexo

Vllaznia e vendit të tretë dhe Kastrioti i vendit të fundit përballen sot në stadiumin “Loro Boriçi” për llogari të javës së 23-të të Superiores së futbollit shqiptar. Edhe pse kuqeblutë janë me objektivin e titullit kampion dhe krutanët në luftë për të mbijetuar në Superiore, sfida e sotme parashikohet të jetë shum e dyluftuar nga të dyja skuadrat përkatëse.

Në ekipin e Kastriotit, luajnë edhe tre futbollistët shkodranë, kapiteni Abaz Karakaçi, Edon Hasani dhe Silvio Zogaj. Hasani, i cili njihet prej vitesh si një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit shqiptar, luan prej dy sezonesh titullar me skuadrën krutane. Në prononcimin e dhënë përpara kësaj ndeshje, ashtu si edhe kolegët e tij të skuadrës, është i kënaqur edhe me një barazim sot në Shkodër.

“Ndaj Vllaznisë na pret një përballje e vështirë. Unë kam nisur karrierën time aty dhe ruaj respekt për vitet që kam luajtur për Vllazninë, por që tani luaj, e jam i përkushtuar të jap maksimumin për ngjyrat e Kastriotit. Në Shkodër është një përballje, që e kemi vlerësuar mjaft, pasi Vllaznia ka mjaft lojtarë cilësorë. Ne do të bëjmë lojën tonë, për të marrë më të mirën e mundshme nga kjo transfertë. Edhe një pikë do të ishte me vlerë për Kastriotin në këto momente”, shprehet shkodrani i formacionit krutan, Edon Hasani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img