Kastrioti ndal Partizanin, skuadrat ndajnë nga një pikë

Java e 17-të në Abissnet Superiore nisi me një barazim mes Kastriotit dhe Partizanit. Kastrioti ka barazuar 1-1 kundër Partizanit, një takim mjaft i rëndësishëm për të kuqtë, të cilët nuk arritën të merrnin më shumë se 1 pikë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa e dyta nisi me avantazhin e “Demave” kryesues. Partizani fitoi një penallti në minutën e 54’, të cilën e ktheu në gol Tedi Cara. Edhe pse të kuqtë u përpoqën të shënonin golin e dytë, ishte Silvio Zogaj ai që barazoi shifrat. Ndeshja nuk prodhoi më gola dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë.

Partizani regjistroi ndeshjen e dytë radhazi pa fitore. 30 pikë dhe vendi i parë për skuadrën e Colellas, pozicion që mund ta humbë nëse Tirana mposht Bylisin. Kastrioti u ngjit në kuotën e 19 pikëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu