Saturday, May 18, 2024

Boks Profesionist-Ndryshime në listën e dueleve për “Natën e Kampionëve”

Lexo

Tifozëria shkodrane dhe më gjërë po pret me padurim mbrëmjen e së dieles për të ndjekur prej së afërmi spektaklin e Turneut të boksit profesionist, i planifikuar për tu zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Nga katër duelet e boksit profesionist të planifikuara më herët nga organizatorët e aktivitetit, gjatë ditëve në vazhdim ka pasur ndryshime. Kështu, fillimisht në listën e garimit të boksierëve shqiptarë, ishin: Senad Drini, Xhulio Vrenozi, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa.

Ndryshimi i parë ka ardhur në peshën deri në 64 kg, me largimin e Vrenozit duke u zëvendësuar me vlonjatin Krenar Zeneli.

Një peshë kjo që nuk pati stabilitetin e duhur, sepse në ditët në vijim pati përsëri zëvendësim. Që do të thotë se edhe Zeneli u largua nga formacioni i  “Natës së kampionëve” për tu zëvendësuar me shkodranin, Armand Grishaj.

Ndërkohë, një tjetër ndryshim shumë i rëndësishëm, ka të bëjë me atë të kundërshtarit të peshës super të rëndë, plus 92 kg, aty ku do të garojë shkodrani Nelson Hysa.

Më herët, kundërshtari i shkodranit Hysa ishte planifikuar kroati Marko Vuçeviç, ndërkohë që në ditët në vijim, kroati është zëvendësuar me kampionin e Çekisë Hungarisë, Paver Sour.

Gjithnjë, sipas organizatorëve të aktivitetit, aktiviteti i “Natës së kampionëve”do të nis në orën 17:00 të së dieles me një përballje të boksit amator, dhe më pas në ring do të ngjiten boksierët profesionistë për katër duelet e planifikuara.

Tashmë boksierët tanë i kanë mbyllur përgatitjet e tyre dhe janë në pritje të peshimit zyrtar, në mënyrë që nesër në ndeshjet zyrtare, të japin më të mirën e tyre përpara tifozërisë së zjarrtë shkodrane, e cila pritet të mbushë pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img