Kategoria e Dytë, Grupi B. Java e fundit pritet të zgjidhë enigmat e vendit të parë dhe të rënies nga kategoria

Kategoria e Dytë dhe sidomos Grupi B solli rezultate interesante në javën që lam pas. Interesant fakti që dy skuadrat kryesuese Luftëtari dhe Oriku u ndalën në barazim pa gola në ndeshjen e luajtur në Orikum ditën e dielë. Ndërsa Shkumbini i vendit të 7-të mundi Maliqin e vendit të 8-të me shifrat 1-0. Memaliaj i vendit të fundit u mposht thellë në Bilisht përballë Devollit me shifrat 5-1, ndërsa Delvina e cila ka siguruar mbijetesën ndalet në barazim 2-2 përballë Këlcyrës e cila shpreson deri në fund të mos luaj në “Play-Out”. Turbina e parafundit bënë vetvrasje pasi në Sarandë përballë Butrintit humbet me shifrat 2-0.

Java 21

Shkumbini-Maliqi 1-0

Oriku-Luftëtari 0-0

Devolli-Memaliaj 5-1

Delvina-Këlcyra 2-2

Butrinti-Turbina 2-0

Prognoza e javës së 22-të

Oriku me një mision në Memaliaj, marjen e tre pikëve, dhe me shpresën për një ndalesë të Luftëtarit përballë Shkumbinit në Gjirokastër. Në letër duket gjithçka e mbyllur por duke parë ndalesën që Delvina i bëri Luftëtarit pak javë më parë duket gjithçka e mundur.

Por në krahun tjetër Memaliaj i rënë nga Kategoria e Dytë mund të tentoj deri në fund për të ndalur Orikumin. Tomori luan në Maliq me misionin për të kapur vendin e 3-të,kjo pasi me një fitore qoftë dhe minimale e çon Tomorin në atë pozicion sepse Butrinti këtë javë është pushim. Turbina në krahun tjetër shpreson tek një ndalesë e Këlcyrës përballë Devollit për të dal nga zona “Play-Out”. Në javën e fundit që do të luhet të shtunë dhe të dielë do të vendoset shumë për renditjen e përgjithshme të skuadrave.

Të shtunën

Memaliaj-Oriku(15:00)

Luftëtari-Shkumbini(15:00)

Maliqi-Tomori(15:00)

Të dielën

Turbina-Delvina(15:00)

Këlcyra-Devolli(15:00)

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu