Thursday, November 28, 2024

Kategoria e Dytë-Hap i gabuar i lezhjanëve në shtëpi. Fitorja e tropojanëve në transfertë me Tërbunin, bashkon në krye të klasifikimit, Besëlidhjen dhe Valbonën me nga 34 pikë

Lexo

Besëlidhja nuk ka arritur të shfrytëzojë luajtjen në fushën e saj për të marrë një fitore dhe të vijojë kryesimin e grupit A. Lezhjanët e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli kanë barazuar 0 me 0 me Ilirinë e Fushë Krujës, ndeshje e luajtur sot në stadiumin “Besëlidhja” në kuadër të javës së 14-të të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së dytë, grupi A.

Nga ana tjetër, kanë përfituar rivalët tropojanë, të cilët, duke mundur në transfertë ekipin e Tërbunit të Pukës, kanë marrë tre pikë shumë të vlefshme, të cilët bëjnë që skuadra e tyre të barazohet me Besëlidhjen në kuotën e 34 pikëve duke bashkryesuar grupin A.

Në sfidat e tjera, Sopoti mundi me dy gola Gramshin, ndërsa Murlani i drejtuar nga trajneri Vahedin Pepaj, triumfoi 4-2 Ndaj Naftëtarit, ndeshje kjo e luajtur sot në fushën sportive të Barbullushit.

Pas javës së 14-të, Besëlidhja dhe Valbona kryesojnë me nga 34 pikë. Iliria me 30 pikë është e treta, Sopoti i katërti 21 pikë dhe Tërbuni i pesti me 18 pikë. Më pas, nga vendi i gjashtë deri deri tek i 11-ti, renditeja është kjo: Gramshi 14 pikë; 7-Adriatiku 13 pikë; 8-Veleçiku 13 pikë; 9-Murlani 11 pikë; 10-Naftëtari 8 pikë; 11-Albanët 1 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img