Saturday, May 4, 2024

Kategoria e Parë-Tre pikë të rëndësishme për Vorën, fitorja vjen nga goli i shkodranit Rraboshta

Lexo

Vora-Apolonia, 1-0(Shënues: Jasmin Rraboshta 43’)

Java e 22-të e Kategorisë së Parë ka startuar ditën e sotme me takimin Vora-Apolonia. Vendasit reagojnë pas humbjes ndaj Lushnjës dhe rikthehen tek fitorja, duke mposhtur një rival direkt në garën për tu ngjitur në Superiore.

Ka qenë një gol i Raboshtës në minutat e fundit të pjesës së parë, që ka vulosur fatin e kësaj sfide. Vora ngjitet ngjitet në kuotën e 42 pikëve (ruan vendin e tretë në klasifikim) dhe mban gjallë shpresat për tu ngjitur direkt në elitë.

Apolonia nuk arrin që të dalë nga kriza e rezultateve (vetëm 1 fitore në 10 ndeshjet e fundit në kampionat), mbetet në kuotën e 31 pikëve në klasifikim, por tashmë ka filluar të vërë në dyshim qëndrimin në zonën e Play Off-it, pasi diferenca me rivalët është zvogëluar ndjeshëm.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img