Pas pushimit Kategoria e Dytë luan në fundjavë javën e tretë të saj për të dy grupet A dhe B.
Ditën e shtunë luhen në orën 14:00 do të zhvillohen tre ndeshje për llogari të Grupit A ndërsa dy ndeshjet e tjera të këtij grupi do të luhen të dielën.
Kështu ditën e shtunë mes tyre do të përplasin brirët Naftëtari i cili renditet në mes të tabelës së klasifikimit do të pres në shtëpi Adriatikun i cili në dy javë të zhvilluara nuk e ka shijuar ende fitoren e parë në këtë sezon të ri.
Basania pas rezistencës që bëri në kupë përballë Skënderbeut duke zhvilluar një ndeshje fantastike edhe pse u eliminua pas 120-të minutash lojë, do të ketë përballë kryesuesit e Luzit 2008.
Erzeni dhe Besëlidhja në kuotën e pikëve të barabarta do të luftojnë dhëmbë për dhëmbë për të mos dal pa pikë nga kjo javë.
Ndërsa ditën e dielë do të luhen dy takime të tjera për grupin A,të cilat do të zhvillohen në orën 14:00.
Shiroka debutuese do të ketë përballë Veleçikun me të dyja skuadrat që këtë sezon vijnë me objektiv të kundërt,Shiroka për të mos rënë nga kategoria ndërsa Veleçiku për të qenë pjesë e “Play-Off”.
Gramshi-Tërbuni jan dy skuadra që kan hasur vështirësi në dy javët e para,ndërsa përballë njëra-tjetrës do të kërkojnl të mos humbin trenin e skuadrave të tjera sepse çdo pikë e humbur në fund mund të kushtoj shumë në objektivin e skuadrave.
Kalendari i javës së tretë të Kategorisë së Parë
Të shtunën
Naftëtari-Adriatiku(14:00)
Basania-Luzi 2008(14:00)
Erzeni-Besëlidhja(14:00)
Të dielën
Gramshi-Tërbuni(14:00)
Shiroka-Veleçiku(14:00)
Fatos LAMAJ