Sunday, April 28, 2024

Kategoria e Parë-Dinamo mundet në shtëpi nga Tomori dhe i lëshon kreun Skënderbeut. Nesër, ndeshja e fundit e javës së 17-të, Besa-Flamurtari

Lexo

Pas pesë ndeshjeve të djeshme të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së parë, mes të cilave spikati fitorja e Skënderbeut ndaj Luzit 2008, duke marrë përkëhësisht kreun e renditjes, me interes pritej sdisa e sotme, ku luante kryesueja Dinamo me Tomorrin e vendit të shtatë.

Blutë e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, kishin shansin më të mirë, që me një fitore tre pikëshe të ruanin kreun. Por, këtë mundësi nuk ia ka dhënë Tomorri, i cili me një gol të shënuar në minutat shtesë me autor Dushkaj, largohen nga Tirana me tre pikë të rëndëishme, të cilat e ngrejnë skuadrën beratase në vendin e pestë të renditjes.

Ndërkohë, me këtë humbje Dinamo lëshon zyrtarisht vendin e parë, të cilin tashmë e disponon Sklënderbeu me 34 pikë ndaj 31 të Dinamos që zbret në vendin e dytë. Por, blutë dinamovitë rrezikojnë të lëshojnë edhe vendin e dytë. Një fitore e vlonjatëve, nesër, në takimin e fundit të javës së 17-të që luajnë në transfertë me Besën e Kavajës, e kalon Flamurtarin në vendin e dytë me 32 pikë.

Rezultatet e Kategorisë së parë-Java e 17-të

DJE

SKËNDERBEU 2–1 LUZI 2008

Randi 51′, Frashëri 88′ / Cahani 71′

TURBINA 1–0 KORABI

Ahanonu 50′

ORIKU 2–1 BURRELI

Karvalho 7′, Mateus 67′ / Koleci 18′

LUSHNJA 1–1 APOLONIA

Basha 21′ / Gjata 68′

TËRBUNI 0–0 BESËLIDHJA

Takimet djeshme

SOT

Dinamo-Tomorri 0-1

Dushkaj 92’

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img