Në tre ndeshjet e para të javës së 20-të në Kategorinë e Parë të luajtura pasditen e sotme,
Apolonia, Pogradeci e Lushnja kanë arritur fitore me peshë.
Apolonia ka arritur të marrë një fitore 4-2 përballë Korabit, me fierakët që kanë ringjallur shpresat për një vend në zonën e play-off. Ndërkohë, skuadra dibrane mbetet në zonën e ftohtë të klasifikimit.
Pogradeci ka arritur në limitet e sfidës që të marrë një fitore 3-2 përballë Valbonës, duke e bërë mjaft interesante luftën për një vend në zonën play off.
Lushnja ka mundur në transfertë Kukësin me rezultatin 2-1 duke ruajtur vendin e 6-të në klasifikim, me pikë të barabarta me Pogradecin, por me një golavarazh më të mirë.
Sot
Apolonia-Korabi 4-2
Kukësi-Lushnja 1-2
Valbona-Pogradeci 2-3
Nesër
Flamurtari-Kastrioti 13:30
Vora-Besa 13:30
Pasnesër
Erzeni-Burreli 12:00