Java e 21-të e Kampionatit Kombëtar të kategorisë së parë ka prodhuar dy fitore të rëndësishme për Lushnjën dhe Luzin, të cilët kanë mposhtur Besën e Kavajës dhe Tomorrin e Beratit. Për lushnjarët kanë shënuar një dopietë Nuri në minutat 75′, 84′ Nuri. Ndërsa, për kavajasit, që në fakt kanë shënuar të parët në të 71-tën minutë, golin e shënoi shkodrani Radovani, por pa mundur të frenojë fitoren lushnjare.
Tre pikët e kësaj jave, Luzi i mori në transfertën beratase për mes dy golave të shënuar nga Cahani dhe Treni. Në derbin verior, lezhjanët e Besëlidhjes kanë arritur të marrin një pikë të rëndësishme në transfertë përballë Burrelit vendas me rezultatin, 0-0.
Një sfidë shumë luftarake ka qënë ajo e luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, mes Tërbunit venfdas dhe Turbinës mysafire. Vendasit shënojnë të parët me anë të Rezit në minutën e 21-të duke e mbyllur pjesën e parë me fitore, 1-0. Miqtë e Turbinës arrijnë të barazojnë në minutën e 62-të me Ahanou. Një barazim ky që zgjati deri në fund të kohës së rregullt. Në kohën shtesë, dy minuta prej 9-të të akorduara nga arbitri, pukjanët shënojnë golin e avantazhit me autor Albi Xhabrahimi, por ai bëhet i pavlefshëm nga vendimi i arbitrit anësor. Reagimi i futbollistëve vendas për anulimin e golit bën që treshja e gjyqtarëve me në krye Albano Stolaj, të vendos ndërprerjen e ndeshjes. Një vendim ky, i cili është pritur me shumë indinjatë nga klubi i Tërbunit.