Thursday, September 19, 2024

Kategoria e Parë-Java e 17-të/Ballshiotët shkojnë plus 8 pikë në krye të renditjes. Fitojnë edhe Pogradeci, Korabi dhe Apolonia

Lexo

Ashtu siç pritej, kryendeshja e javës së 17-të të Kategorisë së Parë të futbollit shqiptar, ajo në mes Bylisit kryesues të kampionatit dhe Erzenit që e ndjekë nga pas në vend të dytë me pesë pikë, ka dhuruar emocione të shumta për të pranishmit e shumtë në stadiumin “Adush Muça”.

Për miqtë nga Shijaku, objektivi në këtë ndeshje ishte vetem fitorja, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ngushtonte ne dy pikë diferencen me kreun që mbahej nga ballshiotët. Por, këtë shans nuk ia ka dhënë Bylis, i cili duke përfituar që luante edhe në fushën e tij ka sfiduar rivalët direkt për titull.

Ka mjaftuar vetëm një gol i shënuar një minutë nga mbyllja e pjesës së parë me autor Lorran që ballshiotët të koleksiononin tre pikët e radhës duke u ngjitur në kuotën e 44 pikëve, tetë më shumë se sa Erzeni i vendit të dytë.

Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, surprizon Pogradeci, që ka arritur të marrë një fitore 3-0 jashtë fushe përballë Besës. Në të njëjtën linjë dhe Korabi e Apolonia që kanë mundur respektivisht Butrintin(1-2) dhe Shkumbinin(0-2). Besëlidhja ka fituar në shtëpi, 3-1 përballë Turbinës. Tërbuni-Lushnja dhe Tomori-Burreli janë mbyllur në barazim pa gola. Ndeshja Maliqi-Vora është shtyrë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Rezultatet e Javës së 17-të kategoria e Parë

BYLIS-ERZENI 1-0

Lorran 44′ 

TËRBUNI-LUSHNJA 0-0

BUTRINTI-KORABI 1-2

Onuh 87′ / T.Marku 35′ (p), Dragoi 65′ 

TOMORI-BURRELI 0-0

BESA-POGRADECI 0-3

Brahja 16′ , Topllari 66′ , Abazaj 77′ 

BESËLIDHJA-TURBINA 3-1

Marku 32′, 47′, Jaku 57′ / Shehi 43′ 

SHKUMBINI-APOLONIA 0-2

Omeri 25′, 50′

MALIQI-VORA (E shtyrë)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img