Java e 19-të e Kampionatit Kombëtarë të Futbollit për Kategorinë e Parë ka folur për dy skuadrat kryesuese, Bylis dhe Erzeni. Të dyja skuadrat kanë dalë fituese këtë javë, ballashiotët mundën Pogradecin 1 me 0 në fushën e tyre, nddërkohë që shijakasit marrin tre pikë të vlefshme në transfertë që me 42 pikët e grumbulluara vijojnë të ndjekin Bylisin kryesues me 47 pikë.
Ndërkohë, dibranët që janë të tretët në renditje, me humbjen e pësuar sot në Lezhë 2-0 përballë Besëlidhjes vendase mbesin në kuotën e 35 pikëve duke u distancuar nga dyshja e parë.
Pukjanët e drejtuar nga trajneri shkodran, Elvin Beqiri, rikthehen tek fitorja në javën e 19-të duke mundur në stadiumin “Ismail Xhemali” Apoloninë. Fitore kjo që e ngjitë Tërbunin në kuotën e 29 pikëve, po aq sa ka edhe Apolonia e vendit të katërt.
Sarandiotët arrijnë të mundin 2-1 lushjarët e trajnerit të njohur Agim Canaj, ndërkohë ë Maliqi jep shenja shprese tek mund Shkumbinin 2-1 duke iu ofruar vendit të parafundit, Turbinës, e cila me 15-të pikët e grumbulluara është në vendin e paarfundit të renditjes.
Rezultatet e javës së 19-të të Kategorisë së Parë
Bylis-Pogradeci 1-0
Turbina-Erzeni 0-2
Besëlidhja-Korabi 2-0
Butrinti-Lushnja 2-1
Besa-Burreli 3-1
Tërbuni-Apolonia 1-0
Maliqi-Shkumbini 2-1
Tomori-Vora 1-0