Saturday, April 20, 2024

(Video)Veteranët e notit nderojnë figurën Enver Muriqit. Mema, Poda dhe Kreshpa, flasin me superlativa për ish kolegun e tyre

Lexo

Ndarja nga jeta pak ditë më parë e veteranit të nderuar të sportit të notit shkodran dhe atij shqiptar, Enver Muriqi, ka bërë që në Shkodër të mbërrijë një përfaqësi e Shoqatës së Veteranëve të Notit Shqiptar, të cilët në shenjë respekti dhe konsiderate për ish kolegun e tyre, ishin në  një vizitë ngushëlluese në shtëpinë e familjes Muriqi.

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Sportit të Notit, Sadik Mema, Sulejman Poda nga veteranët e Tiranës, Ilir Kreshpa nga grupi i veteranëve të Vlorës, në prononcimet që dhanë për Veriu Sport, flasin me superlativa për vlerat e kolegut të tyre të ndjerë, Enver Muriqi

Pjesëtarët e familjes Muriqi, bashkëshortja, motrat, djemtë dhe nipat që vazhduan karrieren e Muriqëve si kampionë dhe rekordmenë të Vllaznisë dhe kombëtares së Shqipërisë, kanë shprehur mirënjohjen e tyre të thellë për respektin që Shoqata e Veteranëve të sportit të notit shqiptar bëri ndaj figurës sportive të Enver Muriqit.

(Video: Flasin kolegët veteran të Enver Muriqit: Sadik Mema, Sulejman Poda, Sulejman Poda)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img