Kategoria e Parë ashtu si Abisnet Superiore në mesjavë do të luaj ndeshjet e javës së nëntë të kampionatit. Saktësisht të martën dhe të mërkurën.
Kështu nesër është në program vetëm një ndeshje. Apolonia do të pres në shtëpi skuadrën e Ilirisë dhe mes tyre do të bëjnë llogatirë e kësaj jave.
Ndërkohë ditën e mërkurë do të luhen 5 takimet e tjera. Luftëtari pret Laçin, ndërsa Kukësi luan në transfertë ndaj Besës. Burreli do të përplasë brirët me Lushnjen, ndërsa Skënderbeu do të luaj ndaj Kastriotit në transfertë. Dueli i fundit do të jetë përballja mes Korabit dhe Pogradecit.
Të martën
Apolonia-Iliria(14:00)
Të mërkurën
Luftëtari-Laçi(14:00)
Besa-Kukësi(14:00)
Kastrioti-Skënderbeu(14:00)
Burreli-Lushnja(14:00)
Korabi-Pogradeci(14:00)
Fatos LAMAJ



