Kategoria e Parë, luajti sot 5 ndeshje të javës së 8-të të kampionatit, ndërsa takimi i fundit, ai në mes Ilirisë dhe Flamurtari luhet nesër.
Skuadra kuksiane e drejtuar nga Bledi Kadiu vazhdon fitoret, ku e treta radhazi ishte ndaj Kastriotit.
Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Kukës Arena” me rezultatin 1-0 në favor të kuksianëve, falë golit të shënuar nga Paulinjos. Tre pikë këto shumë të vlefshme, duke e ngjitur Kukësin në vendin e parë me 15 pikë.
Një rezultat fantastik regjistroi edhe Besëlidhja me teknikun Mirel Josa, ku në ndeshjen e parë debutuese në shtëpi fiton thëllisht 5 me 2 ndaj Sopotit. Fitore kjo me katërgolëshin e Alidema që e pozicionon Besëlidhjen vetëm katër pikë nga kreu duke dhënë një sinjal pozitiv për ngritjen e lezhjnëve aty ku ato pretendojë, në skuadrat e kreut që luftojnë për një vend në Supëriore.
Në Ballsh regjistrohet rezultat i barabartë në sfidën Bylis-Besa, ku frenimi i kavajasve shkon në dobi të Kukësit duke i marrë fronin Beses.
Frenohet edhe Pogradeci duke humbvur dy pikë të vlefshme në shtëpi përballë Orikut, ndërsa Korabi mund Burrelin 1-0 me debutimin në stolin e matjanëve të trajnerit Klevis Dalipi.
Rezultatet e Javës së 8-të të Kategorisë së Parë
Sot
Kukësi–Kastrioti 1-0
Korabi–Burreli 1-0
Bylis–Besa 0-0
Besëlidhja–Sopoti 5-2
Pogradeci–Oriku 0-0
Nesër
Iliria–Flamurtari, 29.10.2026, 13:30


