Thursday, April 25, 2024

Kategoria e Parë-Luhen pesë ndeshjet e para të javës së 17-të. Fiton Skënderbeu dhe merr përkohësisht vendin e parë, barazim në dervin verior, Tërbuni-Besëlidhja

Lexo

Kategoria e parë e futbollit shqiptar luajti sot pesë ndeshje për llogari të javës së 17-të. Një nga ndeshjet më të rëndësishme të ditës së sotme, ishte ajo e luajtur në Korçë, ku skuadra vendase fitoi me rezultat minimal, 2-1 duke marrë tre pikë me shumë vlerë që e kalojnë përkohësisht në vendin e parë, pasi nesër luajnë edhe dy rivalet e tjera për titull, Dinamo dhe Flamurtari.

Për korçarët, autorë të golave ishin Randi 51′ dhe  Frashëri 88′, duke bërë të pavlefshme golin e skuadrës mike me autor Cahani 71′. Me këtë fitore, Skënderbeu është në vendin e parë në kuotën e 33 pikëve, ndërkoqë, që Dinamo dhe Flamurtari kanë nga 31 dhe 29 pikë, por me nga një ndeshje më pak, të cilën do ta luajnë nesër, respektivisht përballë Tomorrit dhe Besës.

Me interes është pritur edhe derbi verior, Tërbuni-Besëlidhja, pukjanët me objektiva për kreun e renditjes dhe lezhjanët për të mbijetuar në kategorinë e parë. Për Tërbunin, kjo ndeshje kishte në pankinë trajnerin debutues, Ramadan Ndreu, i cili zëvendësuar is trajnerin Alert Alcani, pas rezultatit negative që regjistroi në Berat duke u mundur nga Tomorri vendas. 0 me 0 është mbyllur kjo sfidë e luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës duke i lënë të dyja skuadrat përkatëse në pozicionet e tyre.

Për t’u theksuar është fitorja e arritur nga Turbina, e cila falë golit të shënuar nga  Ahanonu 50′ mundi pretendenten Korabi 1-0. Po kështu, edhe Oriku arriti të marrë një fitore me shumë vlerë teksa mundi me rezultatin 2-1 Burrelin. Autorë të golave në këtë ndeshje ishin, Karvalho 7′ dhe Mateus 67′ për vendasit dhe Koleci 18′ për miqtë.

Në barazim, 1-1 e mbyllen ndeshjen Lushnja dhe Apolonia, ku autorë të golave janë Basha 21′ për vendasit dhe Gjata 68′ për miqtë.

Rezultatet e Kategorisë së parë-Java e 17-të

SKËNDERBEU 2–1 LUZI 2008

Randi 51′, Frashëri 88′ / Cahani 71′

TURBINA 1–0 KORABI

Ahanonu 50′

ORIKU 2–1 BURRELI

Karvalho 7′, Mateus 67′ / Koleci 18′

LUSHNJA 1–1 APOLONIA

Basha 21′ / Gjata 68′

TËRBUNI 0–0 BESËLIDHJA

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img