Do të startojë të sot java e dytë e Kategorisë së Parë me ndeshjen Lushnja-Pogradeci,që do të luhet në stadiumin “Roza Haxhiu” në orën 17:00.
Pas barazimit pa gola në transfertë përballë Korabit, Lushnja kërkon fitoren e parë sezonale në kampionat.
Miqtë nga Pogradeci festuan me fitore rikthimin në Kategorinë e Parë pasi mposhtën 3-1 Kastriotin dhe në transfertën e sotme synojnë një tjetër rezultat pozitiv.
Të dyja skuadrat do të tentojnë fitoren në ndeshjen e sotme gjë e cila do tu jepte mundësinë trajnerëve për komoditetin në javët pas ardhëse. Të dy trajnerët si Magani i Lushnjës dhe Nikaj i Pogradecit do të kenë në përbërje të skuadrës së tyre të gjithë lojtarët,me përjashtim të Pogradecit i cili do të bëj llogaritë pa Qeleshin i cili u ndëshkua me kartonin e kuq.
Lushnja:Alimuçaj,Magani,Hida,Disha,Meta,Deliaj,Joti,Nando,Xhabrahimi,Olola,Xherrison Trajner:Gugash Magani
Pogradeci:Beqiri,Duarte,Ivani,Pere,Pengu,Kazem,Nallbati,Danladi,Këndezi,Beçka,Peqini Trajner:Samuel Nikaj.
Sa i përket gjykimit të ndeshjes, i është besuar një katërsheje shkodrane me kryesor Indrit Myrtja dhe asistentët e tij po shkodran Jetmir Podgorica dhe Saimir Hysjeni, arbitër i katërt do të jetë Ditmir Grimci po nga shkodra. Në sistemin Var është caktuar Silvio Dyrmishi nga Elbasani, ndërsa në Avar Olsion Yzeiraj nga Patosi. Delegat i takimit do të jetë Endi Hyka nga Tirana ndërsa Vëzhgues Ndriçim Havari nga Vlora.
Ndeshja, Lushnja-Pogradeci transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport, ora 17:00.
Fatos LAMAJ