Tuesday, October 28, 2025

Kategoria e Parë mbyll javën e 13-të, ndeshje dhe duele plot spektakël

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kanë përfunduar ditën e sotme ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 13-të të saj. 7 sfida që kanë zbritur në fushë prej orës 13:00 duke prodhuar spektakël dhe gola. Tashmë ekipet kanë përforcuar organikën e tyre, madje dhe me lojtarë të Superiores.

Dinamo ka fituar 2-1 ndaj Luzit dhe vazhdon i qetë kryesimin me 27 pikë por sheh pas Korabin dhe Skënderbeun që fituan ndeshjet e tyre me Besëlidhjen dhe Lushnjen. Ndërkaq Apolonia ka marrë 3 pikë kundër Flamurtarit, Ndërsa Burreli ka fituar minimalisht kundër Besës së Kavajës.

Tërbuni pas barazimit me Orikun, ruan vendin e 5-të pasi Besa me Luzin humbën ndeshjet e tyre. Në vendin e 8-të dhe larg zonës së rënies, më në fund ngjitet Tomori duke dalë kështu nga momenti negative pas fitores ndaj Turbinës.

Më poshtë njihuni me rezultatet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë si dhe autorët e golave të shënuar.

KATEGORIA E PARË| Java 13

Dinamo – Luzi 2-1
Danaj 5′, 36′; Imami 53′

Oriku – Tërbuni 0-0

Skënderbeu – Lushnja 2-0
Abubakari 64′

Burreli – Besa 1-0
Toma 11′

Tomori – Turbina 2-0
Ismailaj 45′, Alinani 80′

Besëlidhja – Korabi 0-1
Lila 78′

Apolonia – Flamurtari 1-0
Gjata 78′

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Egnatia fiton në shtëpi me Teutën, që pëson humbjen e parë në këtë kampionat

Egnatia-Teuta 1-0(Albanese 43’) Egnatia:Dajsinani,Ndreca,Xhemajli,Sota,Fangaj, Ruçi,Fernando,Kryeziu,Albanese,Buriç,Selmani Trajner:Edlir Tetova Teuta:Selmani,Përgjoni,Jazxhi,Maçolli,Vidal,Boçi,Uotlai,Toli,Arifi,Fadairo,Gomes Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Kreshnik Cjapi(Fier),Denis Rexha(Tiranë),Emigers Ganxhi,Erjon Bylykbashi(Elbasan) Var:Emanuela Rusta(Elbasan) Avar:Adrian Beqiraj(Tiranë) Delegat:Alban Tafaj(Tiranë) Vëzhgues:Kridens...
- Advertisement -spot_img