Kategoria e Parë-Pogradeci mund Flamurtarin në transfertë. Surpizuese, fitorja 3-0 e Valbonës ndaj Kastriotit

Kategoria e Parë u rikthye këtë të mërkurë, me katër përballje interesante, ku nuk munguan surprizat.

Pogradeci triumfoi 2-1 ndaj Flamurtarit në transfertë, falë golave të Zguro dhe Pius. Liqenorët ngjiten në vendin e pestë me 40 pikë, ndërsa Flamurtari mban vendin e dytë me 68 pikë.

Vora regjistroi një fitore të rëndësishme ndaj Lushnjës me përmbysje, me rezultatin 4-2. Besa u ndal nga Burreli në një barazim pa gola. Surpizuese ishte fitorja 3-0 e Valbonës ndaj Kastriotit.

VORA LUSHNJA 4-2

32′ Kasalla, 65′, 77′ Ruzgis, 83′ Lika – 27′ Kaçanolli, 85′ Korreshi

FLAMURTARI POGRADECI 1-2

90+4′ Ememe – 59′ Zguro, 76′ Pius 

VALBONA KASTRIOTI 3-0

20′ Xhabafti, 82′(p) Mateli, 87′ Balla

Besa-Burreli  0-0

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu