Wednesday, November 19, 2025

Kategoria e Parë-Skënderbeu sfidon Apoloninë në Fier dhe shkon plus 7 me Laçin e vendit të dytë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Apolonia-Skënderbeu  2-3(Shënues: Trifoni 15, Topi 26’/Nasr 20’, 56’, Musa 22’)

Skënderbeu vazhdon marshimin drejt elitës së futbollit shqiptar. Korçarët fitojnë 3-2 në Fier përballë Apolonisë vendase dhe shkëputen akoma më shumë të vetëm në krye të renditjes së Kategorisë së Parë. Ka qenë e bukur, plot emocione dhe gola sfida që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Fierakët kalojnë të parët në avantazh me Trifonin, që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Por festa e vendasve nuk zgjat shumë, sepse korçarët përmbysin rezultatin brenda pak minutash. Nasr shënon golin e barazimit, ndërsa Musa golin e dytë për miqtë. Apolonia nuk dorëzohet dhe barazon shifrat me Topin. Mbyllet në barazim 2-2 pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës është sërish Nasr që shënon për korçarët dhe vulos fitoren e Skënderbeut. Rreshjet e dendura të shiut ndikuan në pjesën e dytë, duke mos lejuar skuadrat që të jepnin më të mirën e tyre në fushën e blertë.

Me këtë fitore Skënderbeu ngjitet në kuotën e 28 pikëve në klasifikim, 7 më shumë se Laçi i vendit të dytë, ndërsa Apolonia mbetet në kuotën e 13 pikëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img