Kategoria e Parë e futbollit shqiptar luan sot katër ndeshjet e para, të cilat nisin në të njëjtën orar, 13:30. Në fushë do të zbresin skuadrat që luftojnë për kreun dhe ato të mbijeteses.
Vora kryesuese është mysafire në Lushnje dhe duhet të tregojnë se janë edhe jashtë fushës së tyre po aq të qëndrueshëm sa kanë qenë duke luajtur në shtëpi, me rezultate që u kanë mundësuar të mbajnë të vetëm kreun. Besa ndjekëse ndërkohë ka mundësinë t’u kthehet fitoreve, teksa përballet me Erzenin e vendit të fundit në renditje.
Kastrioti-Kukësi dhe Burreli-Apolonia janë dy ndeshje të tjera shumë interesante, pasi shohin përballje mes skuadrave që janë në zonën e play-off dhe atyre të cilat duan të shmangin me çdo kusht zonën e ftohtë të klasifikimit.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 19-të të Kategorisë së Parë
Sot, ora 13:30
Besa-Erzeni
Burreli-Apolonia
Kastrioti-Kukësi
Lushnja-Vora
Fatos LAMAJ