Kategoria e Pare-Sot ndeshjet e javës së 24-të. Të gjitha duelet nisin në orën 13:30

Ditën e sotme do të luhen të gjitha ndeshjet e javës së 24-të të Kategorisë së Parë. Në fushë do të zbresin 12 ekipet, të cilat do të luajnë gjashtë ndeshje mjaftë interesante, paralelisht duke nisur nga ora 13:30.

Vora kryesuese do të luaj në transfertë përballë Valbonës,ndërsa Korabi pret në shtëpi skuadrën e Besës. Në krahun tjetër Flamurtari luan në transfertë kundër Kukësit.
Apolonia pret në shtëpi ekipin e Burrelit, ndërsa Pogradeci përballet me Kastriotin në një transfertë delikate. Në ndeshjen tjetër, Lushnja do të pres në shtëpi Erzenin.

Ndeshjet e dites se sotme te Kategorise se Pare

Valbona-Vora(13:30)
Kukësi-Flamurtari(13:30)
Korabi-Besa(13:30)
Apolonia-Burreli(13:30)
Kastrioti-Pogradeci(13:30)
Lushnja-Erzeni(13:30)
Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu