Kategoria e Parë merr vëmendjen ditë e sotme, pasi ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 15-të të kampionatit.
Kështu pesë takime të kësaj jave do të zhvillohen ditën e sotme në dy orare të ndryshme.
Luftëtari pret Lushnjen,ndërkosa Kastrioti sfidon Apoloninë,teksa Korabi përballet me Laçin dhe Kukësi do të mas forcat me Ilirinë,përballje këto do të startojnë në orën 13:30.
Ndërkohë dueli i fundit i ditës së sotme do të luhet në orën 15:30, ku e gjjithë vëmendja do të jetë në Korçë, aty ku Skënderbeu pret Pogradecin.
Java e 15-të do të mbyllet të hënën me ndeshjen Besa – Burreli, që do të luhet në orën 13:30.
Kalendari i javës së 15-të të Kategorisë së Parë
Sot
Kukësi – Iliria 13:30
Kastrioti – Apolonia 13:30
AF Luftëtari – Lushnja 13:30
Korabi – KF Laçi 13:30
Skënderbeu – Pogradeci 15:30
Nesër
Besa – Burreli 13:30
Fatos LAMAJ



