Abissnet Superiore”-Sot luhen 3 duelet e para të javës së 27-të: Bylis – FK Vora(15:00), Tirana – AF Elbasani(15:00), Flamurtari – Vllaznia(18:00)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Bylis – FK Vora, Tirana – AF Elbasani, Flamurtari – Vllaznia, janë tre duelet e planifikuara për tu luajtur ditën e sotme në kuadër të javës së 27-të të Abissnet Superiore.

Dy ndeshjet e para nisin në orën 15:00, Bylis – Vora dhe Tirana – AF Elbasani.
Në stadiumin “Adush Muça” do të luhet një përballje direkte mes Bylisit dhe Vorës, dy skuadra që kërkojnë të sigurojnë mbijetesën në “Abissnet Superiore”.
Në anën tjetër, në stadiumin “Selman Stërmasi”, Tirana do të përballet me AF Elbasanin. Bardheblutë do të kërkojnë të reagojnë pas tre humbjeve radhazi në kampionat, ndërsa verdheblutë synojnë rikthimin te fitorja pas barazimit në javën e fundit ndaj Bylisit.
Dita e diel do të mbyllet në stadiumin “Flamurtari”, ku në orën 18:00 do të luhet sfida Flamurtari – Vllaznia. Përballë do të jenë skuadra e vendit të fundit në renditje, Flamurtari, dhe kryesuesit e kampionatit, Vllaznia, që synojnë një tjetër fitore në “Abissnet Superiore”.
Dy ndeshjet e fundit të javës së 27-të do të zhvillohen të hënën, në orën 19:00. Egnatia do të presë Teutën në stadiumin “Arena Egnatia”, në një përballje të fortë që pritet të sjellë spektakël.
Ndërsa në stadiumin “Air Albania” do të luhet superdueli Dinamo City – Partizani.

Kalendari i Javës së 27-të Abissnet Superiore:
Sot

Bylis – FK Vora,(15:00), “Adush Muça”
Tirana – AF Elbasani,(15:00), “Selman Stërmasi”
Flamurtari – Vllaznia,(18:00), “Flamurtari”
Nesër

Egnatia – Teuta(19:00), “Arena Egnatia”
Dinamo City – Partizani(19:00), “Air Albania”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Tjetër humbje e Vllaznisë. Teuta triumfon në “Loro Boriçi” dhe vazhdon të kryesojë kampionatin me 13 pikë. Kuqeblutë mbeten në fund me vetëm...

Vllaznia-Teuta 0-2(Shënues: Antony 45+2',51') Kartonë të verdhë:Marku 90+2'/Toli 45+8',Fangaj 58',Zhongo 74' Vllaznia:Jukaj,Gurishta,Pusi,Randi(Avduli 56'),Murataj,Qato(Marku 81'),Dros(Bardhi 71'),Musta,Bizi(Tafili 46'),Balaj(Perez 71'),Tunkara Trajner:Ergi Borshi Teuta:Bernardoni,Fangaj,Zhongo,Përgjoni,Toli(Bajrami 87'),Mala(Jazxhi...
- Advertisement -spot_img