Saturday, June 21, 2025

Kategoria Superiore U-21, Vllaznia barazon në transfertë me Korabin për javën e tretë

Lexo

Korabi-Vllaznia 3-3

(Shënues: A.Marku 59’, Karakashi 83’ dhe 90’/ G. Pusi 26’, Shimaj 41’, Osmani 63’

Formacioni i Vllaznisë: Shkoza, G. Pusi, Paloka, Peku, Bushaj, Dulaj, Shimaj, Maliqi (Leka 56′), Pjeshka (Bizi ’73), Osmani (Aliu ’92), Musaraj (Xhilaj ’84). Trajner: Elvis Plori

Korabi-Vllaznia ka qënë ballafaqimi i radhës për Kampionatin Kombëtar të Futbollit, kategoria Superiore U-21. Ndeshja e cila luhej për llogari të javës së tretë është zhvilluar në kryeqytet me dibranët pritës dhe kuqeblutë udhëtues.

21 vjeçarët e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Elvis Plori vinin pas barazimit në transfertë të javës së parë 3-3 me Partizanin dhe fitoren 3-1 në shtëpi ndaj Teutës së Durrësit. Ndërkohë, që në ndeshjen përballë dibranëve kanë barazuar me rezultatin 3-3 duke bërë që pas javës së tretë, Vllaznia të grumbullojë 5 pikë.

Shkoza, Pusi, Paloka, Peku, Bushaj, Dulaj, Shimaj, Maliqi, Pjeshka, Osmani, Musaraj, është formacioni me të cilën tekniku Plori e nisi takimin, ndërkohë që gjatë lojës aktivizoi edhe futbollistë të tillë si, Leka, Bizi, Aliu, Xhilaj.

3 me 3 ka përfunduar kjo ndeshje, e cila ndoshta me pak kujdes mund dhe duhej të fitohej nga kuqeblutë, pasi deri në minutën e 63-të, Vllaznia ishte në avantazh me rezultatin 1-3, falë golave të nga  Gledian Pusi 26’, Shimaj 41’ dhe Osmani 63’, ndërkohë që për vendasit shënonte, A. Marku në të 59’.

Por, minutat e fundit kanë qënë fatale për skuadrën e Plorit, e cila është goditur me dy gola të shpejtë dhe të njëpasnjëshëm me të njëjtin autor, Karakashin 83’ dhe 90’, duke bërë që e gjithë ndeshja ta mbyllet në barazim 3-3.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Merkato-Serjan Repaj firmos për FK Vora. 5 orë nga deklarata e Vllaznisë për largimin e tij, mbrojtësi shkodran, firmos për Vorën duke mbetur sërishmi...

“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐒𝐞𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐑𝐞𝐩𝐚𝐣. 𝐄 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞...
- Advertisement -spot_img