Thursday, May 2, 2024

(Video) Pragndeshja, Izrael-Shqipëri. Kombëtarja kuqezi e plotë në stërvitje, tekniku Reja nis të mendojë për formacionin

Lexo

Më 24 shtator, ora 20:45, kombëtarja e Shqipërisë luan ndeshjen e parafundit në grupin e saj B2 në kuadër të ndeshjeve eleminatore të Ligës së Kombeve. Në prag të kësaj sfide, por edhe asaj që do të luhet tre ditë më pas përballë kombëtares së Islandës në stadiumin kombëtar, “Air Albania”, kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore, teksa nën urdhrat e trajnerit Edy Reja dhe stafit të tij kanë qenë të gjithë lojtarët e ftuar për dy sfidat e Ligës së Kombeve. Ekipi ka zhvilluar një seancë të plotë të kombinuar mes ushtrimeve fizike dhe atyre taktike.

Edhe në këtë seancë me grupin nuk është stërvitur Myrto Uzuni, i cili ka vijuar me një nga trajnerët e përgatitjes atletike një seancë veçmas duke vijuar rekuperimin nga dëmtimi. Pjesë e grupit ka qenë në këtë seancët sërish sulmuesi i ri Eljon Toçi, i cili po stërvitet prej dy ditësh me Kombëtaren A. Kuqezinjtë do të vazhdojnë përgatitjet ne Durrës deri të premten, kur do të nisen për në Tel Aviv.

Atje përfaqësuesja shqiptare do të zhvillojë seancën stërvitore zyrtare në stadiumin ku të shtunën në mbrëmje do të luhet edhe ndeshja vendimtare e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit.

Atmosfera në grup është shumë e mirë dhe lojtarët janë në gjendje fizike optimale para kësaj sfide. Ndërkohë, tekniku Italian i kombëtares kuqezi, Eduardo Reja ka filluar të mendojë me kolegët e tij të stafit teknik për emrat që do të hedhë në fushë nga minuta e parë për sfidën e parë të Izraelit.

(Video) Pamje nga seanca stërvitore e kombëtares shqiptare për ditën e martë zhvilluar në Kompleksin sportive “Tropikal”-Durrës)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img