Saturday, November 23, 2024

Katërshe Izraelite me kryesor Orel Grinfeeld, në gjykimin e sfidës Shqipëri-Angli më 28 mars në stadiumin “Air Albania”

Lexo

Pas transfertës së Andorrës, të cilën e fituan me rezultatin 0-1 me gol të shënuar nga Lenjani, sfida e dytë për kualifikueset e Kupës së Botës, “Katar 2022” është ajo Shqipëri-Angli që do të luhet më 28 mars në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 18.00. Nga sa mësohet bilbili i kësaj ndeshje është izraeliti, Orel Grinfeeld. Krahas gjyqtarit kryesor edhe anësorët Roi Hasan dhe Idan Jarkoni, si dhe arbitri i katërt Gal Leibovitz janë po nga Izraeli.

Informacionet që vijnë për krysorin Orel Grinfeeld bëjnë të ditur se ai është 39-vjeç me 266 ndeshje të arbitruara në të gjitha aktivitetet. Me stemën e FIFA-s të marrë në vitin 2012, Orel Grinfeeld nuk është i panjohur për shqiptarët. Debutimin në Europa League e ka bërë pikërisht në ndeshjen Lokomotiva e Moskës-Skënderbeu, përfunduar me rezultatin 2-0 për skuadrën ruse, në 1 tetor 2015, e vlefshme për Grupin H.

Në Champions League numëron 9 ndeshje të arbitruara, madje mund të konsiderohet rekord përsa u përket kartonave, ku 38 të verdhë janë nxjerrë nga xhepi i izraelitit dhe asnjë i kuq. Ndeshja e fundit që ka arbitruar në Champions ishte Lazio-Bayern, për raundin 1/16.

Sa i përket kualifikueseve të Europianit, Orel Grinfeeld ka arbitruar tri herë, ndërsa për kualifikueset e Kupës së Botës është mjaftuar me dy takime, ku një nga këto ka qënë Anglia përballë Lituanisë në 8 tetorin e vitit 2017.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img