Sunday, May 19, 2024

Kërcënon Memelli: Vllaznia është pretendente per titull, por ne luajmë për 3 pikë në Shkodër

Lexo

Padiskutim që Vllaznia është favorite në përballjen e së dieles ndaj Skënderbeut, takim ky i vlefshëm për javën e 13-të të Superligës që luhet  në “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16:45. Një gjë të tillë e di mirë edhe vetë tekniku i korçarëve, por nga ana tjetër ai shprehet optimist se skuadra që ai drejton do të kërkojë të bëjë më të mirëm. Madje, shkon deri aty sa thotë që do bëjmë maksimumin dhe për të marrë pikët e plota në Shkodër.

“Çdo ndeshje ka planin e saj. Do përgatitemi për një plan vetëm të detajuar në Shkodër sepse Vllaznia është një skuadër pretendente, por gjithsesi jam i bindur se sikur në çdo ndeshje tjetër edhe atje do të bëjmë një paraqitje të jashtëzakonshme. Faktori fushë në futboll tani nuk ndikon shumë, por ne do të bëjmë mirë, është një terren i mirë dhe do të shkojmë më mendimin që performanca të mos bjerë nga ndeshjet e fundit që do të thotë që do bëjmë maksimumin dhe për të marrë pikët e plota në Shkodër. Ne guxojmë në çdo fushë të Shqipërisë për të marrë maksimumin, pavarësisht kush është kundërshtari, ne do guxojmë sepse kemi harmoninë  e mirë në skuadër, kemi cilësi dhe nga këto gjëra ne kemi besim si staf”, u shpreh kreu i pankinës korçare, Migen Memelli, një ditë përpara përballjes me Vllazninë në “Loro Boriçi”.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img