Tuesday, March 17, 2026

Kërkuan azil politik në Australi, vetëm dy futbolliste të Iranit qëndrojnë. Pjesa tjetër tërhiqet, i tremben hakmarrjes së mundshme kundër familjarëve të tyre deri te konfiskimi i pronës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kriza në futbollin e femrave iraniane ka marrë një tjetër drejtim. Shumica e lojtareve të ekipit kombëtar të Iranit kanë vendosur të tërheqin kërkesat e tyre për azil në Australi dhe të kthehen në shtëpi.

Vetëm dy lojtare kanë vendosur që t’i shkojnë deri në fund vendimit që morën pak ditë më parë kur kërkuan azil pranë autoriteteve të vendit në fjalë.

Sipas disa organizatave të të drejtave të njeriut mësohet se ky ndryshim i vendimit mes lojtareve të kombëtares së futbollit iraniane nuk është spontan, por është bërë përmes presionit të ushtruar nga zyrtarët e Teheranit. Thuhet se futbollistet i tremben hakmarrjes së mundshme kundër familjarëve të tyre deri te konfiskimi i pronës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img