Buduçnost-KF Malsia 0-3(Shënues: Nardi Kalaj, Mateo Lajçaj dhe Noel Sinishtaj)
Formacioni i KF Malsia: Sinishtaj, Vulaj, Kalaj(Kapiten), Nikaj-Gojçaj, Otoviq, Lajcaj, Juncaj, Camaj, Gjelaj, Nikprelaj, Vulaj. Trajner: David Camaj
Kampionati i futbollit në Malin e Zi për kategorinë e moshave ka nisur në në mënyrën më të mirë për Klubin e Futbollit Malsia të Tuzit. Në ndeshjen e parë hapëse të kampionatit të moshave, djemtë tuzianë të moshës 8-10 vjeçarë të drejtuar nga kryetrajneri i KF Malsia, David Camaj,
u përballen me ekipin e Buduçnostit të Podgoricës.
Edhe në transfertë duke luajtur në fushën e skuadrës nga Podgorica, futbollistët tuzianë ishin superiorë në çdo aspektet, ku falë nivelit cilësor të shfaqur në fushën e lojës, disiplinës dhe përkushtimit, fituan pastër me rezultatin 3 me 0. Autorë të golave për KF Malsia us hënuan nga Nardi Kalaj, Mateo Lajçaj dhe Noel Sinishtaj
Pas suksesit që arriti një muaj më parë në Shqipëri duke marrë vendin e parë në Turneun Ndërkombëtar të zhvilluar në Shkodër, organizuar në Shkodra Sport Event dhe FSHF, si dhe një trofeu tjetër të fituar dhjetë ditë më parë duke mundur Deçiqin në finale 5-0, nisja e kampionatit me fitore të pastër 3-0 përballë një skuadre të fortë si Buduçnost, është një tregues shumë pozitiv për ekipin e Malsisë duke dëshmuar kësisoj punën shumë të mirë që bëhet në këtë klub.
Një brez, që garanton një të ardhme të sigurtë me emra të tillë si Kalaj, Gjelaj, Oti, Vulaj, Lajçaj, Nikaj, Nikprelaj, Juncaj dhe Sinishtaj, Dushaj, të cilët shumë shpejt pritet të jetë kontigjent në kampionatet e të rriturve.
Gaspër MARKU