“KF.Shkodra” dhe ” Olimpic Shkodra FC” kane nënshkruar një marrëveshje bashkepunimi. Mbas nje eksperience e nje sezoni ne mbyllje pjesemarres ne kategorine e trete Olimpik Shkodra e shikoj te arsyeshme, te bashkoj forcat me KF.Shkodra me nje vizion dhe nje qellim te perbashket: riformatimin e ekipit te rritur per sezonin 2025-2026 me objektiva e synime te qarta, kalimin e ekipit ne kategorinë e dyte.
Ekipi i rritur do të marrë pjese ne sezonin 2025-2026 me logon dhe emërtimin KF Shkodra. Drejtuesit kryesor te ekipit do te jene: Anëar Tohami President, Ahmed Lotfy zv.president , Rudi Piraniqi drejtor teknik, Arbion Kopliku administrator dhe Hossam Mohamed menaxher.
Ekipi do te kete nje staf teknik me emra te shquar te futbollit Shkodran dhe nje trajner me eksperience e përvoje ne futbollin Shqiptare. KF.Shkodra me nje eksperience disa vjeçare me pjesëmarrjen me ekipet e rritura qe nga viti 1996-97 shpallur kampion per kategorinë e trete, ne sezonin 1997- 98, finaliste ne kategorinë e dyte me Kastriotin e Krujës, ndeshje e zhvilluar ne ish stadiumin “Qemal Stafa” Tiranë, humbja 2:1 i dha te drejte Kastriotit te Krujës pjesëmarrjen ne kategorinë e pare( sot superliga).
Sezoni 1999- 2000 do mbetet ne historinë e KF.Shkodra jo vetem qe u luajte derbi i pare KF.Shkodra : KF.Vllaznia ( per kupen e Shqiperise) …por kjo skuader ishte formuar me lojtar me emer ne futbollin shqiptar si Noga, L. Zmijani, Kraja, Kruja, Rama, Gjetja, Gruda, Jahja, Bishja, Xhahysa e te tjere, me synim daljen ne kategorine e pare ( superiore sot), por mbarëveshja qe u be me dy klubet Shkodra dhe Vllaznia mbetet enigme qe erdhi ne largimin e shume lojtareve nga Shkodra te Vllaznia….!!??
Pjesemarrja e fundit ka qene ne sezonin 2013-2014. Eksperienca e fituar nder vite me ekipet e rritur nga KF.Shkodra, Akademia e KF.Shkodra me futbolliste cilesor qe do dalin ne vazhdimesi do ‘i sherbejne ekipit te rritur per te realizuar objektivat e kësaj marrëveshje.
Gaspër MARKU