Friday, July 25, 2025

KF Shkodra, uron futbollistët e rritur në klubin e tyre Aleksandër Trumçi dhe Geralb Smajli, për fitoret në Champions League, pjesë e KF Shkëndija dhe Ballkani

Lexo

“Urime ish lojtareve te KF Shkodra per fitoret sonte Sander Trumci e assist ne Champions League

  • Shkendija : FCSB 1-0 dhe Geralb Smajli e assisti ne Conference League Ballkani : Floriana 4-2”.

Ky është postimi që KF Shkodra ka bërë në faqen e tij zyrtare duke qënë krenarë me arritjet e dy futbollistëve të dalë nga ekipet e tyre zinxhir, Aleksandër Trumçi dhe Geralb Smajli. .

Fitoret e ekipeve shqiptare në ndeshjet e Kupave të Europës kanë kënaqur edhe entuziasmuar edhe drejtuesit e KF Shkodra. Dhe, kjo ka një arsye sepse, protogonistë të ndeshjeje, KF.Shkendija : FCSB 1-0 dhe Ballkani : Floriana 4-2, kanë qënë dy futbollistë shkodranë, si Aleksandër Trumçi dhe Geralb Smajli.

I pari titullar në formacionin e ekipit KF Shkëndija të Maqedonisë së Veriut dhe i dyti titullar në ekipin e Ballkani të kampionatit kosovar.

Aleksandër Trumçi dhe Geralb Smajli, janë futbollistë që rrugën e bukur të futbollit e kanë nisur me KF Shkodra nën drejtimin e dyshes së trajnerëve, Taip dhe Rudi Piraniqi.

Futbollistë këto, që ashtu si edhe emra të tjerë të shumë të futbollit shkodra, të cilët karrieren e tyre e vijuan me sukses edhe me kombëtaren dhe jashtë vendit, mësimet e parë të top-këmbës i morën pikërisht në këtë klub, i cili, edhe sot nën drejtimin e Presidentit Agim Cani, vazhdon të punojë me një grup të talentuar futbollistësh të rinj, të cilët shumë shpejt pritet të jenë në këto nivele, si u shfaqën në ndeshjet europiane Aleksandër Trumçi dhe Geralb Smajli.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img