KF Vllaznia- FK Otrant Olympic(Ulqin), miqësore, sot ora 19:00, stadiumi “Loro Boriçi”

Ndërprerja e kampionatit të Superiores për shkak të ndeshjeve të kombëtares kuqezi, është shfrytëzuar nga kuqeblu për zhvillimin e një ndeshje miqësore. Ajo do të zhvillohet pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 1900, ku përballë Vllaznisë do të jetë skuadra ulqinake  FK Otrant Olympic, pjesë e Superligës së futbollit malazez.

Kuqeblutë kanë loënë pas tre javë kampionat, me bilancin, një fitore në transfertë me Partizanin, 0-1, barazim në Shkodër me Tiranën 2-2 dhe humbje në Korçë me Skënjderbeun 1-0.

Kjo miqësore vjen në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjen e javës së katërt të Abissnet  Superiore, atë Vllaznia-Egnatia, që do të luhe ttë mërkurën e ardhshme në Shkodër.

Ndër të tjera, zhvillimi i kësaj miqësoreje i vlen teknikut kuqeblu, Thomas Brdariç për të ndjekur në fushën e lojës blerjen më të re, futbollistin Edlin Randy Essang Matouti, një lojtar që i përket repartit të sulmit dhe që më herët  federuar ditën e fundit të mbylljes së merkatos, ndërkohë që sot ka mbërritur në Shkodër për t’iu bashkuar ekipit në stërvitje. Matouti është 21 vjeç, luan në repartin e sulmit dhe kohët e fundit ka debutuar edhe me kombëtaren e vendit të tij- Gabon.

Por, krahas blerjes më të re, me interes është të testohet ndonjë prej futbollistëve që kanë munguar për arsye dëmtimi, të cilët kanë nisur të japin sinjale pozitive rikuperimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu