Sunday, September 8, 2024

KF Vllaznia humb 80 mijë Euro për Eslit Salen. Gjyqi në FIFA penalizon kuqeblutë për procedurat e transfertës së tij nga klubi maltez

Lexo

Vllaznia është përf shirë së fundmi në një situatë të pakëndshme, teksa ka humbur gjyqin në FIFA me klubin nga Malta, Valeta FC. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se bëhet fjalë për një padi që maltezët kanë bërë kundër Vllaznisë për mesfushorin Eslit Sala, i cili iu bashkua shkodranëve në qershor të këtij viti. 23-vjeçari debutoi me kuqeblutë në Ligën e Konferencës kundër Linfildit, ndërsa luajti edhe në javën e parë të kampionatit ndaj Kukësit. Por cilat janë pretendimet e Valetës?

Gazeta zbulon se klubi maltez ka kërkuar një dëmshpërblim për kompensimin e trajnimit të lojtarit, i cili ka qenë pjesë e Valleta FC nga viti 2019 deri në 2023. FIFA, pasi ka shqyrtuar çështjen, ka vendosur që Vllaznia i detyrohet Valetës një shumë prej 80 mijë euro. Kjo është kostoja që rëndon mbi klubin shkodran për transferimin e Salës, por juristët e Vllaznisë nuk e kanë lënë me kaq. Ata kanë kundërshtuar vendimin e FIFA-s, duke përdorur argumentet e tyre për taksën e formimit dhe faktin që lojtari ka ardhur te Vllaznia kur i kishte mbushur 23 vjeç.

Pra, federimi i tij për llogari të shkodranëve është bërë kur Sala i kishte mbushur 23 vjeç, që është edhe kufiri për pretendimet e një klubi rreth kompensimit të trajnimit. Megjithatë, burime pranë drejtuesve kuqeblu i treguan gazetës se kjo çështje do të shkojë tashmë në KAS-in e Lozanës, aty ku Vllaznia do të paraqesë prova për të rrëzuar vendimin e FIFA-s, që e detyron tani klubi shkodran të dëmshpërblejë Valletën me 80 mijë euro. Kujtojmë që Sala e ka nisur karrierën te Akademia AAS në Shkodër, duke qenë pjesë e skuadrave të moshave në vitet 2016-2019.

Admir URUÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img