Sunday, September 8, 2024

Kina u ndalon miqësoret e lluksit klubeve Europiane, shkaku është Mesi që nuk pranoi të luante në shkurt ndaj Hong Gong

Lexo

Shumë skuadra me emër në Europë kanë parë që kërkesat e tyre për të organizuar ndeshje miqësore në Kinë të refuzohen nga qeveria e vendin në fjalë.

Arsyeja? Gjithçka ka nisur nga episodi i muajit shkurt kur Inter Majemi luajti një miqësore në Hong Kong ndërsa argjentinasi nuk zbriti për asnjë minutë në fushë.

Pak ditë më vonë skuadra nga Florida mbërriti në Japoni dhe numri dhjetë ishte rregullisht në fushë. Në atë kohë Mesi u justifikua duke thënë se ishte i dëmtuar dhe se në Hong Kong nuk luajti pasi nuk dëshitonte që të rrezikonte, por mesa duket ky arsyetim nuk ka bindur qeverinë kineze, e cila këtë verë u ka mohuar mundësinë për të organizuar ture disa skuadrave Europine.

Në muajin mars Federata Kineze e Futbollit hoqi dorë nga miqësorja e programuar për tu luajtur në mars me Argjentinën. Pasojat e asaj që ndodhi në Hong Kong po i paguajnë klubet Gjermane.

Borusia e Dortmundit, e cila ashtu si Bajerni ka zyra në Shangai, nuk ka marrë asnjë përgjigje për kërkesën që kishte bërë për të luajtur një miqësore në Kinë. Për këtë motiv klubi nga Ruhri u detyrua që të organizojë udhëtimin në Bankok.

Kërkesat e klubeve gjermane nuk kanë marrë një përgjigje nga Komiteti Qëndror Kinez, i cili nuk ka denjuar ti përgjigjet edhe letrës së dërguar nga Ambasada Gjermane në Kinë.

Edhe Franca po vuan pasojat e sjelljes së Mesit pasi PSG dhe Monako kishin programuar që të luanin në Kinë Superkupën e Francës, por ky duel është anulluar deri sa të gjendet një destinacion i ri.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img