Friday, May 3, 2024

Klasikja Tirana-Vllaznia, luhet të premten në “Selman Stërmasi”-Java e tretë e Abissnet Superiore

Lexo

Kalendari i javës së tretë të kategorisë Superiore e ka vendosur Vllazninë të përballet me Tiranën. Është klasikja e futbollit shqiptar dhe padyshim ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave.

Përpos traditave dhe historisë së mirëfilltë që përfaqësojnë këto dy klube në vite, Vllaznia e formuar në vitin 1919 dhe Tirana një vit më pas në 1920-tën, aktualisht janë në cilësinë e dy skuadrave më të mira të Shqipërisë, Tiranës kampione në fuqi dhe po kështu edhe Vllaznisë, fitueses së Kupës së Shqipërisë në fuqi.

Një supersfidë që në fakt të gjithë ishin përgatitur për ta shijuar në mjedisin komod të stadiumit “Air Albania”, sepse kështu ishte edhe informacioni i parë i dalë nga Federata Shqiptare e Futbollit, por që lajmi më i fundit bën të ditur se, klasikja Tirana-Vllaznia, do të luhet në shtëpinë e bardhebluve, stadiumin “Selman Stërmasi”. Kjo do të ndodhë të premten e 2 shtatorit në orën 16:00, duke qënë kështu sfida e parë hapëse e javës së tretë të Abissnet Superiore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img