Monday, November 25, 2024

Klasikja Vllaznia-Tirana, dy mungesa dhe dy rikthime të rëndësishme te Vllaznia

Lexo

Vllaznia do të luajë ditën e shtunë sfidën e javës së 25-të të Superligës ndaj Tiranës. Klasikja e futbollit shqiptar do të zhvillohet në “Loro Boriçi” e do të nisë në orën 16:45. Skuadra shkodrane pas barazimit me Kukësin ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Tiranës, ndërsa trajneri Brdaric do të ketë dy mungesa të mëdha dhe dy rikthime me peshë.

Fjoart Jonuzi dhe Da Silva do të mungojnë sërish për shkak dëmtimi dhe nuk do të rikuperohen në kohë. Mevlan Adili dhe kapiteni Erdenis Gurishta janë dy rikthimet e rëndësishme te Vllaznia.

Dy mbrojtësit kanë shlyer pezullimin nga kartonat dhe do të jenë rregullisht në fushë për të luajtur klasiken ndaj Tiranës. Vllaznia do të kërkojë të mposht me çdo kusht Tiranën në këtë takim për të ngushtuar diferencën që aktualisht është 14 pikë mes dy skuadrave.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img