Sunday, May 19, 2024

Klasikja Vllaznia-Tirana. Spektakël, jo vetëm në fushë, por edhe në festën para ndeshjes. Flet, shefja e Marketingut e KF Vllaznia, Ganimete Perseku

Lexo

Duke qënë në cilësinë e një derbi dhe klasike të futbollit shqiptar, ndeshja e javës së 26-të të Abissnet Superiore, Vllaznia-Tirana do të shoqërohet me një organizim disi ndryshe nga Klubi i Futbollit Vllaznia. Është  shefja e marketingut pranë klubit kuqeblu Ganimete Perseku, që bën të ditur një pjesë të programit.

“Siç e keni parë, kjo ndeshje është shoqëruar me një orgfanizim të mirëfilltë, nga ana e KF Vllaznia në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër. Përpara ndeshjes, Vllaznia-Tirana, do të kemi një paradë me kuaj të racës arabe, e cila do të fillojë që nga sheshi përpara Grand Hotel Europa deri tek stadiumi “Loro Boriçi” duke ndjekur nga pas autobusin e KF Vllaznia deri tek mbërritja në stadium.  Pak para fillimit të ndeshjes do të kemi edhe një koncert festiv me këngë, me këngëtarët Rezarta Smaja, Laorjan Ejlli, Bruna Sata dhe DJ Besi, dhe më pas do të vijojmë me lëshimin e disa pëllumbave nga tribuna e stadiumit në shenj paqe. Një atmosferë kjo që ka filluar të jetë prezente në të gjithë qytetin në prag të zhvillimit të ndeshjes, Vllaznia-Tirana”, thotë shefja e marketingut e KF Vllazia, Ganimete Perseku.

Në shërbim të kësaj pragndeshje, KF Vllaznia ka pasur organizime dhe takime me grupe të rinjsh në shkollat e mesme të qytetit, ku drejtuesit më të lartë të klubit kuqeblu, duke nisur nga presidenti Alban Xhaferi dei tek stafi teknik dhe titullarët e skuadrës kanë bashkësiduar me grupet në fjalë duke i ftuar ato në stadium për të ndjekur ndeshjen, Vllaznia-Tirana.

Përpos kësaj, Perseku thotë se për këtë ndeshje kanë konfirmuar praninë e tyre në stadium edhe personalitete të shumta të sportit dhe të artit, po ashtu edhe të politikes dhe qeverisë, etj, jo vetëm nga Shkodra, por edhe rrethet e tjerë të Shqipërisë si dhe jashtë saj.

Sa i përket shitjes së biletave të ndeshjes, Ganimete Perseku bën të ditur se në ndryshim nga ndeshjet e mëparshme duket një interesim shumë më i madh nga ana e tifozërisë shkodrane, pajisja e të cilëve me bileta po bëhet jo vetem në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi”, por edhe në disa sporteve të tjera në pika të ndryshme të qytetit, por edhe në sistemin online.

E gjithë kjo atmosferë, për shefen e marketingut pranë klubit kuqeblu Ganimete Perseku, pritet të ndikonjë pozitivisht edhe në kampin kuqeblu, tek futbollistët dhe stafi teknim i tyre, për arritjen e një rezultati pozitiv në fushën e lojës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img