Shkodra ka një traditë të mirëfilltë në lidhje me arbitrimin. Emrat e Kolegjumit të Arbitrave Shkodër prej vitesh kanë spikatur, jo vetëm në gjykimin e ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar, por edhe në shumë ndeshjeve ndërkombëtare. Tradita pozitive e këtij kolegjumi po vijon të jetë e mirëfilltë edhe me brezin aktual të Kolegjumit të Shkodrës me drejtues Dritan Salajn, në gjirin e të cilit ka elementë cilësor. Në vazhdën e punës së mirë që po bëhet në këtë kolegjum ishte edhe seminari përmbledhës për fazën e parë me arbitrat e rinj. Sipas përgjegjësit të arbitrave të rinj, Jetmir Podgorica, në këtë seminar u diskutua ecuria e arbitrave të rinj të kolegjiumit për fazën e parë, problematikat e hasura, objektivat për t’u arritur etj.
“Unë besoj se kolegjumi i jonë gjatë këtij viti kishte një shtrirje të gjërë në të gjitha kategoritë, gjë që ishte shumë pozitive, ndërkohë që ishim shumë të kënaqur edhe me paraqitjen e arbitrave në kategoritë përkatëse.”, theksoi Podgorica.
Për Jetmir Podgoricen, pozitive në kolegjumin e e arbitrave të futbollit të Shkodrës është ardhja e elementit femër, një traditë e kahershme e këtij kolegjumi.
“Përsa i përket elementit femër bëhet një punë e veçantë dhe mundemi me thanë se kemi numrin më të madh të arbitreve femër në Shqipëri, por edhe kualitetin shumë të lartë të këtyre arbitreve.”, saktësoi Jetmir Podgorica.
Në lidhje me ato që kanë dëshirë të bëhen pjesë e Kolegjumit të Arbitrave të futbollit Shkodër, Podgorica, ka edhe një mesazh për brezin e ri.
“Për pjesën e arbitrimit mund të themi se është një sport krejt i veçantë, për arsye se nuk është e ushtrojnë shumë persona, edhe pse në Shkodër janë 39 të tillë. Por, mesazhi është që të merren me sport dhe të argëtohen sa më shumë. Natyrisht që do të kenë edhe një karriere në qoftëse punojnë shumë në pjesën e arbitrimit.”, tha ai.
Gjatë këtij takimi u analizuan edhe raste të ndeshjeve të ndryshme me lektor arbitrat e kategorisë superiorie, si Indrit Myrtja dhe vetë Jetmir Podgorica. Numri i arbitrave që aderojnë në Kolegjumin e Arbitrave Shkodër është i lartë, ku bie në sy dëshira e të rinjve shkodran për sportin e arbitrimit dhe elementi femër me 6 anëtarë.
Nga sa bëhet e ditur, kontribut mjaft të madh në këto arritje ka edhe ish anëtari i kryesisë së KASH z. Said Ahmeti, i cili tashmë prej disa vitesh jeton në Francë ku edhe atje ushtron pasionin e tij për arbitrimin. Gjatë këtyre 8 viteve nën drejtimin e kryetarit Salaj vihet re një punë shumë e mirë e bërë në kolegjium, duke marrë pjesë me arbitra në çdo kategori dhe duke iu besuar ndeshje të rëndësishme. Një ndër objektivat e kolegjiumit është që të ketë në gjirin e tij arbitra ndërkombëtar me steme të FIFA-s , që këtij kolegjumi i mungon prej afro 10 vitesh.
Gaspër MARKU