Tirana-Vllaznia, flasin trajnerët Dede dhe Brdariç

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

Tirana-Vllaznia, ishte padyshim çifti më rëndësishëm i javës së 12-të të Superiores. Jo vetëm që takoheshin dy skuadrat më me traditë në futbollin shqiptar, por edhe për faktin se mysafir në kryeqytet ishin kuqeblutë kryesues të kampionatit përballë Tiranës me ambicje për t’u rritur në tabelë, ndërkohë që kishin vend edhe për një revansh pas asaj humbje të sekondave të fundit të kohës shtesë në ndeshjen e fazës së parë të luajtur në “Loro Boriçi”. Deklaratat e pragndeshjes nga ana e trajnerëve kundërshtarë, Nevil Dede dhe Thomas Brdarisht, ishin për fitore tre pikëshe, por sfida në fjalë u mbyll në barazim 1 me 1. Ndërkohë, pas ndeshjes kanë folur përsëri timonierët e skuadrave kundërshtare. Ja çfar thanë ato.

Nevil Dede(Trajner i Tiranës):  “Ne shfaqemi para portës, shënuam dhe mund të shënonim përsëri. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, mund të mbyllej ndeshja. Më vonë ramë nën presionin e kundërshtarit, duhet t’i japim meritat e tyre. Lojtarët dukeshin që nuk ishin të freskët. 7 ndeshje në 27 ditë nuk janë pak. Batha dhe mbrojtësit kanë mbajtur këtë pjesë kryesore. Më vjen keq që nuk e mbyllëm dot ndeshjen. Kartoni i kuq na i ndërlikoi shumë situatën. Bravo të madhe skuadrës, për shpirtin që ka dhënë në fushë në të gjitha ndeshjet.”

Thomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë):  ”Nuk mund të fitojmë gjithmonë, 7 pikë nuk janë pak, megjithatë jam shumë i kënaqur. Kishim 1-2 raste, por duhet të vazhdonim me lojën dhe të shihnim përpara. Është e rëndësishme që loja ishte e mirë. Jam shumë i kënaqur me këtë ekip deri tani. Do të kemi kohë të mendojmë për merkaton.”

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -