Friday, September 20, 2024

Kombëtarja e futbollit të femrave të Afganistanit, arratiset në Pakistan

Lexo

Ekspedita e lojtareve me familjet e tyre përbëhet nga 115 persona. Qeveria pakistaneze: “Të gjithë kishin dokumente të vlefshme”

Situata aktuale në Afganistan ka prekur edhe sektorin e sportit. Bëhet fjalë për ekipin kombëtar të futbollit të femrave të Afganistanit, i cili mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në Pakistan duke kërkuar strehim politik.

Futbollistet e kombëtares së Afganistanit nuk janë vetem, pasi së bashku me to kanë udhëtuar edhe pjesëtarët e familjeve të tyre që gjithsejt numri i tyre shkon në 115 persona. Nga sa bëhet e ditur, futbollidtet e kombëtares dhe familjarët e tyre kanë mbërritur mbrëmë në kufirin e Torkham nga ku janë mirëpritur nga zyrtarët e Federatës së Futbollit të Pakistanit.

E mirëpritur ka qënë kombëtarja e futbollit afganistanase edhe nga Ministri Federal i Pakistanit për Informimin, Faëad Chaudhry, i cili tjera ka bërë të ditur se lojtaret kishin në posedim pasaporta të vlefshme afgane.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img