Kombëtarja e të amputuarve të Shqipërisë fiton 3-1 miqësoren me Kosovën, spikat Klajdi Alla shënues i tre golave

Shqipëri-Kosovë  3-1

(Shënues: Klajdi Alla 16’, 32’ dhe 34’/ Engjell Haxhikadrija në minutën e 43’)

Formacioni i Kombëtarjes së Shqipërisë: Hasanaj, Çela, Kikija, Leka, Mahmutaj, Kaca, Alla. Trajner: Luis Emilio Artoni

Kombëtarja e të amputuarve zhvilloi këtë të diel ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses së të amputuarve të Kosovës. Takimi 50 minutësh, i luajtur në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në Tiranë përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të kuqezinjve.

Trajneri i Kombëtares së të amputuarve, Luis Emilio Artoni hodhi në fushë këtë formacion: Hasanaj, Çela, Kikija, Leka, Mahmutaj, Kaca, Alla.

Një ndeshje mjaft interesante dhe emocionuese për të dyja skuadrat, me të gjithë futbollistët që e shijuan shumë rikthimin në fushën e gjelbërt. Tre golat për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Artoni u realizuan nga Klajdi Alla, në minutat 16, 32 dhe 34 ndërsa golin e vetëm për Kosovën e shënoi Engjell Haxhikadrija në minutën e 43-të.

Kjo sfidë i shërbeu Kombëtares shqiptare të të amputuarve për t’u përgatitur për turneun e Ligës së Kombeve, që do organizohet nga Federata Europiane e Futbollit për të Amputuar në bashkëpunim  me UEFA-n në Skoci në datat 27-29 tetor.

Kombëtarja shqiptare garon në Divizionin D të Ligës së Kombeve të Futbollit për Amputuar së bashku me Kosovën, Azerbajxhanin, Holandën dhe Skocinë, kurse ndeshjet do të luhen në qendrën sportive Dalgety Bay, Fife, Skoci.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu