Monday, October 14, 2024

Luan në Rumani, Albion Rrahmani i është mirënjohës trajnerit Ilir Daja për çka mësoi prej tij sa ishte pjesë e Ballkanit në Kosovë

Lexo

Ilir Daja në Kosovë është kthyer në një “institucion” të vërtetë. Rrezultatet e punës në fushë i kanë dhënë të drejtë gjithmonë, por trajneri shqiptar duket dallon edhe në aspketin njerëzorë. Lidhja me futbollistët është e dukshme te Ballkani, por ditën e djeshme u vu re se diçka e tillë ekziston edhe me ata, të cilët janë larguar.

Një rast i tillë është ai Albion Rrahmanit. Ish-sulmuesi i Ballkanit, i cili kaloi për 600 mijë euro në Rumani me ekipin e Rapidit të Bukureshtit shkoi dje në “Fadil Vokrri” për të parë ndeshjen mes Prishtinës dhe Ballkanit, ku ka takuar trajnerin Ilir Daja.

Rrahmani është ftuar nga Primoz Gliha për ndeshjet me Andorrën dhe Izraelin. Sulmuesi që po shkëlqen te Rapid Bukuresht i ka dhuruar një fanellë të tij të këtij klubit Dajës. Ai e ka falënderuar timonierin e Ballkanit për gjërat që ia ka mësuar sa ishin bashkë për dy vite.

“Pata nderin dhe kënaqësinë që takova profesorin e nderuar Ilir Dajën dhe e falënderova për gjithçka qe ai më ka mësuar. Ishte nder dhe kënaqësi që isha nën urdhrat e tua gjatë dy viteve sa ishim se bashku”, ka shkruar Albion Rrahmani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img